Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në një takim homologun e tij austriak, Wolfgang Sobotka, teksa diskutimi u përqendrua kryesisht te çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri. Kjo çështje ka lënë pezull edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, teksa Konjufca tha se kushti që Prishtina zyrtare të negociojë për Asociacionin, është respektimi i kushtetutës së vendit.