Asnjë rast me Omicron BA.2 nuk është konfirmuar në Shqipëri, por disa mostra janë dërguar për ekspertizë në laboratorët e referencës në Gjermani. Këtë fakt e ka pohuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, së bashku me shefen e Deprtamentit të Epidemiologjië, Silva Bino teksa inspektuan qendrën e re shëndetësore në Dritas.