Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka hedhur akuza të forta ndaj Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Eurodeputetja gjermane në një opinion të publikuar në faqen “Euractiv” e akuzon zyrtarin e KE-së se ka zbutur kritikat ndaj Serbisë sa i takon kritereve të sundimit të ligjit ku synimi ka qenë pavarësia e sistemit gjyqësor.