Fshati Gurra e Vogël në Burrel u bë protagonist i një skene të dhunshme dhe aspak të zakontë ku 47 vjeçari Ylber Elezi u vra nga gruaja dhe vazja e tij, ndërkohë që këto të fundit nuk e lejonin policinë të futej në banesë. Dëshmitari i ngjarjes, komshiu i familjes Elezi ka folur për mediat ku ka ndarë kushtet e rënda ekonomike dhe efektet e alkoolizimit të kryefamiljarit, të cilat shkaktonin vazhdimisht debate dhe konflite brenda familjes.