Presidenti Bajram Begaj është vizituar paraditen e së mërkurës nga kryediplomatja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Nga takimi relativisht i gjatë as presidenca dhe as Ambasada e SHBA në Tiranë nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar mbi temat e diskutimit, por vizita e VanHorn në Presidencë mbërrin një ditë pasi Presidenti Bajram Begaj ka marrë në tryezën e tij vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt, bashkë me kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet dhe gjashtë bashki të tjera të vendit.