Ekipet e emergjencave në Greqi, të mërkurën, kanë punuar pa pushim për ti rikthyer energjinë elektrike dhjetëra e mijëra shtëpive ndërsa një valë të ftohti ka sjellë reshje të shumta bore dhe erëra të forta që i kanë marrë jetën edhe tre personave deri më tani. Mbi 250 mijë shtëpi në zonën e Athinës sipas guvernatorit lokal, George Patoulis, kanë mbetur pa energji elektrike. Bora ka mbuluar monumente si Akropolisi dhe fronti i ftohtë, i quajtur në greqi Medea, bëri që temperaturat të uleshin deri në një maksimum prej -24.8 gradësh celcius në afërsi të qytetit veriperëndimor të Follorinës, më herët të mërkurën.