Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë pati diskutime të ndryshme, mes të cilave edhe ministrja Ogerta Manastirliu. Sipas saj, një vit më parë, kur mungesa e madhe sasive të disponueshme binte në përpjestim të zhdrejtë me kërkesën e madhe të qytetarëve për t’u vaksinuar, qeveria arriti të sigurojë sasitë e para, të vendosur për të lëvizur çdo gur, për të shtënë në dorë këtë mjet jetëshpëtues.