Top News – Vaksinë ruse për Rajonin e Evropën/ Serbia mund të prodhojë Sputnik V brenda këtij viti
12/02/2021 12:37

Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V deri në fund të këtij viti, ka thënë ministri serb pa portofol Nenad Popovic. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi me një grup ekspertësh nga Rusia, të cilët kanë vizituar Beogradin për të analizuar kapacitetet e këtij vendi për të prodhuar vaksinën. “Për cikël të plotë të prodhimit.. kjo gjë mund të marrë deri në nëntë ose 10 muaj”, u ka thënë Popovic gazetarëve, duke shtuar se vaksina nuk do të shpërndahet vetëm brenda Serbisë, “por edhe në rajon dhe në gjithë Evropën”. Më herët gjatë ditës, Popovic ka thënë se Serbia duhet të blejë pajisjet e nevojshme për të nisur prodhimin e vaksinës Sputnik V. “Ka mungesa të mëdha të këtyre pajisjeve në botë”, ka thënë ai. Javën e kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçic ka thënë se shteti që ai udhëheq do të investojë sado që duhet për të nisur prodhimin e brendshëm të vaksinës ruse. Nën programin shtetëror të vaksinimit, serbët tani mund të vendosin nëse dëshirojnë të vaksinohen me vaksinë të kompanive, Pfizer/BioNTech, atë kineze të kompanisë Sinopharm, apo atë ruse. Me rreth 8 për qind të popullsisë së vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, Serbia është një prej vendeve me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, duke qëndruar mbrapa, Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Këtë javë, Serbia ka pranuar 500,000 doza të vaksinës kineze dhe 50,000 të asaj ruse.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15