Top News – Vaksina e gripit/ Kosovë, fillon shpërndarja e saj
30/11/2020 14:11

Në Kosovë ka nisur shpërndarja e 160,500 vaksinave kundër gripit sezonal, që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka blerë përmes UNICEF-it. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj tha se janë duke siguruar edhe 50,000 vaksina të reja kundër gripit sezonal. “Është dyfishi i vaksinave të siguruara nga viti i kaluar dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë në rregull, qytetarët do të vaksinohen, grupet të cilat quhen të rrezikuar dhe janë të nevojshme që ta marrin këtë vaksinë”, tha Zemaj, duke shtuar se këto vaksina do të jenë falas. Ndërkaq, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin tha se arritja e vaksinave kundër gripit sezonal është një lajm i mirë për Kosovën dhe shtoi se janë duke punuar që shumë shpejt të arrijnë edhe vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. Ministri Zemaj po ashtu tha se gjatë të hënës do të mblidhet Bordi këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku do të diskutohen masat e reja. Ai përmendi si mundësi edhe shkurtimin e gjysmëvjetorit të vitit shkollor si dhe kufizime të lëvizjes në disa komuna. Por, tha se për të gjitha këto, do të diskutohet gjatë kësaj mbledhjeje. Këtë vit është parashikuar që në Kosovë të vaksinohen rreth 500,000 njerëz kundër gripit sezonal. Infektologët në Kosovë më herët kanë thënë se është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sipas infektologut Sali Ahmeti, infektimi me gripin sezonal e ulë imunitetin e popullatës, andaj janë më të rrezikuar që të sëmuren me COVID-19.

Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52