Top News – Vaksina e ardhshme/ Në duart e vendeve të pasura
17/09/2020 19:11

Më shumë se gjysma e dozave të premtuara të vaksinave të koronavirusit janë gllabëruar tashmë nga vendet e pasura – thotë Oxfam. Organizata ndërkombëtare e bamirësisë thotë se studimi i saj i marrëveshjeve të nënshkruara aktualisht nga kompanitë e ilaceve dhe prodhuesit për furnizimin me vaksina në një fazë të avancuar kërkimore, tregon se 51 për qind janë blerë nga vende që përfaqësojnë vetëm 13 për qind të popullatës së botës. Oxfam dhe organizata të tjera kërkojnë një ndalje të praktikave të korporatave në mënyrë që një vaksinë e popullit të jetë e disponueshme për të gjithë. Përfundimet e saj, koincidojnë me takimin e ministrave të shëndetësisë dhe finanacave të G20, për të diskutuar mbi pandeminë globale. Oxfam po ashtu paralajmëron se edhe nëse të pesë vaksinat kryesore të mundshme do të kenë sukses, 61 për qind e popullatës së botës nuk do të ketë një vaksinë të paktën deri në 2022. Ajo pretendon se një prodhues kryesor synon të fitojë dhe ia ka premtuar të gjitha furnizimet e tij vendeve të pasura pavarësisht se ka marrë më shumë se 2 miliardë euro subvencionime me para publike. Edhe pse një kompani tjetër ka premtuar dy të tretat e dozave për vendet në zhvillim, rezervat mund të arrijnë tek më pak se katër në cdo dhjetë banorë të thjeshtë të botës. OBSH dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur iniciativën COVAX, që punon për akses të drejtë të të gjithë botës në vaksinat e koronavirusit. Në gusht, OBSH tha se 172 vende dhe prodhues vaksinash janë angazhuar në proces.

Top News- ‘Ukraina të vendosë për veten’/ BE kundër ndryshimit të kufijve me forcë
12/08 10:27
Top Channel/ 37-vjeçari i merr jetën gruas dhe foshnjës 3-muajshe, më pas veten! Si kreu krimin
12/08 10:00
Top Channel/ Shpërthim i fuqishëm në një uzinë çeliku në SHBA, 1 i vd*kur e disa të plagosur
11/08 23:05
Top News-Trump u çon gardën…të pastrehëve. Urdhëron daljen e trupave në Uashington:Pastrojmë qytetin
11/08 23:00
Top Channel/ Trump firmos urdhrin, Garda nis luftën ndaj krimit
11/08 22:59
Top Channel/ Premtimi i Trump: Do tentoj t’i kthej Ukrainës disa territore
11/08 22:52
Top Channel/ Tragjedi në Itali! Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, prindërit e gjejnë brenda makinës
11/08 22:32
Top Channel/ E rëndë në Angli! Përleshje mes adoleshentësh, një viktimë! Arrestohen bashkëmoshatarët
11/08 22:31
Top News – OKB dënon Izraelin. Sulmi i qëllimshëm me gjashtë gazetarë si viktima
11/08 22:20
Top News – Takimi me Putin në Alaska. Trump-Do përpiqem t’i rikthej disa toka Ukrainës
11/08 21:45
Top Channel/ “Kokteji molotov” po përhap zjarret! Shkencëtarët ngrenë alarmin për Mesdheun
11/08 19:35
Top News- Kim Jong Un kërcënon Trump/ Pas stërvitjes ushtarake amerikane me Korenë e Jugut
11/08 14:51
Top Channel/ Polonia paralajmëron Rusinë: Mos prekni kufijtë! Zelensky: Jo lëshime kriminelit!
11/08 14:09
Top News- Fëmijët që luajnë në Roblox, të pambrojtur. Studimi britanik- Materiale të papërshtatshme
11/08 13:34
Top Channel/ Zbardhen kushtet e Putinit, këshilltari: Jemi ne që i ofrojmë zgjidhje Trumpit!
11/08 12:37
Top News – Gazetarët e vetëm në Gaza. Izraeli eliminon grupin e Al Jazeera, ‘ishin terroristë’
11/08 11:53
Top News – Detet e Britanisë më të ngrohta. Specie të reja në ujëra, shkenctarët shpjegojnë arsyet
11/08 11:49
Top News – Të pastrehët të ikin nga Uashingtoni. Trump i dëbon nga kryeqyteti: Do të luftoj krimin
11/08 11:48
Top News – Tërmeti rrafshon ndërtesat. Lëkundet Turqia, mijëra persona lënë shtëpitë
11/08 11:48
Top News-Australia njeh Palestinën në shtator/‘Zgjidhja me dy shtete është shpresa e vetme për paqe’
11/08 11:34