Qeveria ka dërguar në Kuvend marrëveshjen për blerjen e vaksinës kundër COVID-19. Marreveshja është nënshkruar disa muaj më parë me ‘Covax’ për të siguruar 1 milionë e 400 mijë doza vaksine Anti-Covid për popullatën. Paraprakisht mësohet se shteti shqiptar do të paguajë 3 990 000 euro. Shuma do të paguhet nga buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.