Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e hënë për të shqyrtuar 7 kandidatura për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga ana e Presidentit të Republikës dhe 2 kandidatura të shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcaktuar në rendin e ditës miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe së dyti shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës. Dy janë kandidatët, Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto.