Top News – Vakancat në Kushtetuese/ KED nis procedurat e përzgjedhjes
21/10/2020 12:10

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës lidhur me zhvillimin e procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese e rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj. Gjithashtu, është hedhur shorti edhe për caktimin e anwtarit relator per ndjekjen e procedurave te verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo. Me nisjen e kësaj faze, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante. Megjithatë, pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

Top News – ‘One Stop Shop’ me Kosovën. Më shumë lehtësi në dogana, thjeshtësohen procedurat
04/07 11:28
Top News – Rama pritet me lule dhe duartrokitje në seli. 61 vjetori e gjen në punë
04/07 11:11
Top News- Goditet mafia shqiptare në Ekuador/Policia i sekuestron 3 ton kokainë, do shitej në Evropë
04/07 11:11
Top News- Aksident në Fier, shoferja përplas kalimtarin në vijat e bardha
04/07 11:10
Top News- Rrezikojnë burgun për 65 bimë kanabis/Arrestohen vëllezërit në Roskovec, u kapën nga droni
04/07 11:06
Top Channel/ Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve
04/07 11:02
Top News – Kush janë dy të shumëkërkuarit që u ekstraduan nga Greqia e Franca, përse akuzohen?
04/07 09:41
Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57