Dëshmia e vajzës që u tha se u bë mollë sherri që çoi në vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakramaj, njohur edhe si Julian Kosova ka nxitur edhe më tej misterin mbi arsyet që çuan 33-vjeçarin grek, Athanasios Nazos në krim. Medias greke, duke cituar burime nga policia thonë se vajza e re që është shoqëruar për të dhënë dëshmi pas krimit të ndodhur në ishullin e Mikonisit ka mohuar se ishte ajo shkaktarja. Ajo ka mohuar se shqiptari e ka ngacmuar, ndërsa tha se gjithçka ka qenë një keqkuptim.