Dy shtetase kolumbiane janë arrestuar nga blutë e Elbasanit, pasi akuzohen për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. I njëjti operacion arrestoi edhe dy shtetas të tjerë për shfrytëzim prostitucioni. Operacioni u zhvillua pasi shërbimet e policisë morën informacione për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira.