Teksa kundërofensiva ukrainase vijon prej muajit korrik, Instituti Amerikan për Studimin e Luftës, jap një lajm të mirë. Sipas këtij Instituti, forcat e armatosura ukrainse kanë bërë progress në kundërsulmin e tyre në rajonin perëndimor të Zaporizhias. “Trupat ukrainase bënë progres të rëndësishëm taktikisht”, tha instituti me qendër në Uashington. Sipas pamjeve të publikuara nga ky Institut, tregohet një avancim I ukrainasve në pjesën veriore të banimit Robotyne, rreth 10 kilometra në jug të qytetit Orichiv. Nga ana tjetër ky raport zbuloi sulme të intensifikuara ruse pranë Kupyanskut në rajonin e Kharkivit, i cili u çlirua nga ukrainasit vitin e kaluar.