Dy anije të Forcës Detare shqiptare janë angazhuar në shuarjen e flakëve të tragetit “Euroferry Olympia”. Ministria shqiptare e Mbrojtjes i është bashkuar forcave greke për të shuar flakët e mjetit lundrues me të cilin udhëtonin rreth 290 udhëtarë. Aktualisht anija patrulluese Butrinti dhe skafi R-117 janë përfshirë në operacionin në fjalë.