Një grup prej 12 udhëheqësish të ushtrisë së Gabonit u shfaqën live në televizionin publik për të njoftuar anulimin e rezultatit të zgjedhjeve të fundit dhe rrëzimin e presidentit Ali Bongo. Zyrtarët ushtarakë thanë më vonë se Bongo ishte vendosur në arrest shtëpiak dhe një nga djemtë e tij ishte arrestuar për tradhti. Rrëzimi i tij i jep fund mbajtjes 53-vjeçare të pushtetit nga familja Bongo në Gabon. Gaboni është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë, ndërsa gati 90 për qind e vendit është e mbuluar nga pyjet.