Forcat izraelite kanë rrethuar një spital në veri të Gazës, ndërsa vazhdojnë ofensivën për të pushtuar territorin në këtë brez, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Stafi mjekësor dhe pacientët në spitalin indonezian, në Beit Lahia, u vunë nën “zjarr të rëndë... duke penguar mbërritjen e pacientëve, stafit mjekësor dhe furnizimeve”, tha ministria të dielën.