Top News/ Ushtria kineze rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë e luftanije, stërvitje ‘paralajmëruese’
14/10/2024 12:11

Kina ka dislokuar avionë luftarakë dhe luftanije për të rrethuara Tajvanin, në stërvitjet ushtarake që Pekini tha se synojnë të dërgojnë “një paralajmërim të ashpër” ndaj forcave “separatiste” në ishullin vetëqeverisës. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të marrë nën kontroll Tajvanin dhe stërvitjet e 14 tetorit janë rundi i katërt i stërvitjeve të mëdha ushtarake që Kina ka mbajtur në dy vjetët e fundit. Shtetet e Bashkuara thanë se veprimet e Kinës ishin “të paparalajmëruara” dhe rrezikonin “përshkallëzim". Uashingtoni i bëri thirrje Pekinit që të përmbahet. Presidenti tajvanez, Lai Ching-te, që mori detyrën në maj, ka qenë më i zëshëm se paraardhësja e tij, Tsai Ing-ëen, në mbrojtjen e sovranitetit të Tajvanit, duke zemëruar Pekinin, i cili e cilëson atë si “separatist”. Lai u zotua të hënën për “mbrojtjen e Tajvanit demokratik, mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, ndërkaq Ministria e Mbrojtjes tha se ka dislokuar “forcat e nevojshme” në përgjigje të stërvitjeve të Kinës. Në afërsi të bazës ajrore Hsinçu, në veri të Tajvanit, janë parë 12 avionë luftarakë duke u ngritur në qiell. Ishujt në periferi të Tajvanit, që administrohen nga Tajpej, ishin në “gatishmëri të lartë” dhe “avionët dhe anijet do të përgjigjen ndaj armikut në përgjigje me rregullat” tha Ministra e Mbrojtjes e Tajvanit. Pekini tha se stërvitjet e tij shërbejnë si “paralajmërim i ashpër ndaj veprimeve separatiste të forcave të ‘pavarësisë së Tajvanit’”. Ushtria kineze tha se stërvitjet janë të përqendruara në gatishmërinë e luftimeve në ajër dhe të patrullimeve, si dhe në bllokimin e porteve kyçe. Ato po ashtu po mbahen për të praktikuar “sulmet ndaj caqeve detare dhe tokësore”. Media shtetërore kineze tha se avionët luftarakë dhe luftanijet janë dislokuar për këto stërvitje. Gjatë këtyre stërvitjeve janë aktivizuar edhe rojet bregdetare të Kinës për të kryer “inspektime” përreth ishullit”. Sipas një diagrami të publikuar, rojet bregdetare me katër flota kanë rrethuar Tajvanin dhe po lëvizin përreth ishullit në drejtimin e kundërt të akrepave të orës. Tajvani tha se katër “formacione” të anijeve të rojeve bregdetare të Kinës po patrullonin përreth ishullit, por ato nuk kishin hyrë në ujërat e ndaluara.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50