Një gjeneral i lartë amerikan i tha AFP se ushtria e Kinës është në një "trajektore shqetësuese rritjeje të fuqisë dhe agresivitetit të saj" në Paqësor. Gjenerali Charles Flynn, i cili ka nën komandë më shumë se 107,000 mijë trupa të ushtrisë amerikane me bazë në paqësor, tha se forcat kineze kanë bërë një përparim të madh vitet e fundit. "Trajektorja që ata kanë ndjekur për dekadën e fundit, nëse e shumëfishojmë atë në dekadën e ardhshme është një trajektore shqetësuese", gjenerali amerikan.