Një ish gjeneral i lartë amerikan ka paralajmëruar privatisht sekretarin britanik të mbrojtjes, Ben Uollas, se ushtria e mbretërisë së bashkuar nuk konsiderohet më si një forcë luftarake e nivelit më të lartë. Kjo është bërë e ditur për mediat britanike nga burime të mbrojtjes. Ata thanë se kjo rënie në kapacitetet luftarake vjen pas dekadash reduktime për të kursyer para, e kjo duhet të riparohet shumë shpejt për shkak edhe të agresionit rus në Ukrainë.