3 mijë ushtarë nga Shqipëria, Spanja, Britania e Madhe, Turqia dhe Polonia, po marrin pjesë në stërvitjen Brilliant Jump 24, në Poloni, pjesë e stërvitjes më të gjerë të natos, që është cilësuar edhe më e madhja që nga lufta e ftohtë, SteadFast Defender. Stërvitja ka si qëllim të testojë transferimin e shpejtë në skajin lindor të aleancës dhe gatishmërinë e trupave të NATO-s.