Ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të nisen drejt detit Egje, në kuadër të një misioni të aleancës ushtarake të NATO-s. Këshilli i ministrave miratoi dërgimin me mision të një anijeje të klasit “Iliria”, e përbërë nga 22 ushtarakë të Forcave të Armatosura, në operacionin e NATO-s “Aegean Sea”, në detin Egje.