Trupat pararojë të Rusisë janë duke operuar aktualisht në Ukrainë, në prag të një pushtimi të mundshëm. Këtë paralajmërim e lëshoi një zyrtar i lartë i ministrisë britanike të mbrojtjes, James Heappey. Sipas tij, një numër domethënës i ushtarëve të Putinit po operojnë aktualisht pas vijave të frontit.