Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin vizitoi të enjten Estoninë, ku Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s kanë rritur numrin e forcave ushtarake, në kuadrin e përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen në mbarë krahun lindor të NATO-s. Ata po stërviten në vendit aleat, se si t’i marrin territor armikut. “Objektivi përfundimtar është që kjo togë të marrë pjesën më të rëndësishme të terrenit, aty ku ndodhen llogoret e armikut”, thotë Majori amerikan Jayson Szorady.