Në ukrainë është aktiv një kontigjent i vogël, prej më pak se 100 trupash të operacioneve speciale nga vende të NATO-s, si SHBA, franca, Britania e Madhe dhe Letonia. Kjo është ajo cka mësohet nga një pjesë e dokumenteve top-sekret amerikane, që kanë përfunduar onlinë, sipas të përditshmes britanike The Guardian. Por, kjo ka sjellë përgënjeshtrimin e Francës, e cila përjashton mundësinë e ushtarëve francezë në terren.