Tridhjetë ushtarakë të forcave të armatosura shqiptare do të nisen në një mision të aleancës ushtarake të NATO-s. Ky mision do të zhvillohet në një batalion në Bullgari dhe ka si qëllim rritjen e vigjilencës së NATO-s dhe forcimin e pozicionit të mbrojtjes së aleancës përballë agresionit rus.