Në muajin gusht inflacioni ra në 4 për qind, duke shënuar nivelin më të ulët të inflacionit që prej shkurtit të vitit 2022. Indeksi që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të shportës, një vit më parë ishte 8 për qind. Inflacioni është përgjysmuar krahasuar me vitin e kaluar kur efektet e luftës me Rusisë dhe Ukrainës sollën ngërç dhe pasiguri ekonomike në të gjithë botën, të cilat u ndjenë edhe në Shqipëri.