Politikanët uruan festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë, që përmbyllën muajin e shenjtë të Ramazanit. Presidenti Bajram Begaj foli nga Kavaja. Kryeministri Edi Rama uroi shkurtimisht përmes rrjeteve sociale. Po përmes rrjeteve sociale edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli urimin e saj. “Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim”, shkruan ajo. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar.