Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedime konstruktive për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Diplomati I bëri komentet pas një takimi të mbajtur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i mbaron mandati më 4 prill. Përmes një postimi në rrjete sociale, amabasadoir u shpreh se Kosova ka nevojën urgjente që të rikthehet në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. “Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, shkruan ai Hargreaves.