Banorët e Floridës përgjatë bregut perëndimor janë urdhër nga autoriete të evakuohen para arritjes së uraganit Idalia. Këtë të martë, meteorologët lëshuan alarmin se stuhia po forcohej dhe mund të bëhej shumë e rrezikshme kur të arrijë në Florida. Sipas Qendrës kombëtare amerikane për Uragane, Idalia po kalon nëpër ujërat e ngrohtë të Gjirit të Meksikës që arrijnë në temperatura deri në 31 gradë Celsius dhe stuhia pritet të “bëhet një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm kur të arrijë në Florida të mërkurën.