Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me zgjedhjet e 11 majit. I pyetur nga gazetarët pse ky operacion u zhvillua pas zgjedhjeve, Dumani tha se data është dakordësuar me autoritetet italiane.