Modelja e famshme Bella Hadid ka folur për herë të parë pa dorasha për betejat e saj me shëndetin mendor dhe pamjen e saj fizike në një intervistë për revistën prestigjoze Vogue. Gjatë bisedës, modelja 25-vjeçare, e cila më parë pretendonte se nuk kishte bërë asnjë operacion plastik, praonoi se kishte bërë ndërhyrje në hundë në moshën vetëm 14-vjeçare dhe tani është penduar për këtë.