Tifozët e Romës që kanë mbërritur sot në Shqipëri kanë pushtuar zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ata janë ulur në lokalet e zonës, ndërsa nuk ndalen në thirrjet e tyre për fitore, ndërsa shprehen të mahnitur për qytetin dhe atë që ofron Tirana. Ndërkohë, Policia me forca të shumta ka shtuar prezencën e saj, ndërsa nuk ka pasur incidente.