Të hënën mbërrin në Tiranë një delegacion prej 7 eurodeputetëshh në një vizitë zyrtare të udhëhequr nga kreu I Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian, David McAllister. Qëllimi I vizitës është mbështetja e progresit drejt anëtarësimit të plotë në union, thuhet në deklaratën zyrtare të delegacionit të Bashkimit Europian.