Bashkëpunimi i policisë së shtetit me organizatat kriminale, u konsiderua nga kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, një fenomen ulëritës që shpesh çon në pengimin e hetimeve për eksponentë të krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Detajet u dhanë në komisionin e ligjeve, ku Dumani përmendi edhe emra shefash komisariatesh.