Sulmet ruse në të gjithë Ukrainën vranë të paktën shtatë persona dhe plagosën të paktën 34 të tjerë në natën e dytë të breshërisë hakmarrëse të Moskës. Qindra raketa dhe dronë kamikazë iranianë janë derdhur në 48 orët e fundit, ndërsa gjeografia e sulmeve përfshin thuajse të gjithë territorin e Ukrainës.