Ukraina trefishoi prodhimin e saj vendas të pajisjeve dhe armëve në 2023 krahasuar me një vit më pare. Këhstu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se mes pasigurië në rritje të ndihmës ushtarake nga partnerët kryesorë, vendi po kërkon të rrisë kapacitetin e tij prodhues. Duke folur në një takim me punëtorët e industrisë së mbrojtjes ukrainase, Zelensky tha se ka pasur gjithashtu një rritje "jashtëzakonisht të rëndësishme" në prodhimin vendas të municionit, veçanërisht për artilerinë, por edhe dronëve.