Ukraina ka nisur ofensivën për zgjerimin e territoreve që ka nën kontroll në tokën ruse. Mediat raportojnë se Kievi ka urdhëruar trupat e veta që pas Kurskut të synojnë rajonin e Belgorodit, ku janë disa nga bazat kryesore nga ku Rusia kryen sulmet e vazhdueshme ajrore ndaj Ukrainës. Ofensiva ukrainase ka zënë në befasi Rusinë, që deri më tani nuk ja ka dalë mbanë që të sprapsë marshimin e Kievit.