Henry Kissinger thotë se perëndimi duhet të ndalë përpjekjet për të siguruar një disfatë shkatërrimtare të Rusisë dhe sugjeroi se Ukraina duhet të lëshojë territore. Ish sekretari amerikan i shtetit, 98 vjecari Kissinger, tha në forumin ekonomik botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, se Ukraina duhet të nisë negociatat para se të krijojë tensione dhe trazira që nuk do të mund të kapërcehen lehtë.