Top News/ Ukraina sulmon shumë larg…Godet shënjestra në Krime dhe Rusinë jugore
17/05/2024 17:17

Ukraina sulmoi një nënstacion energjie në Krimenë e pushtuar nga Rusia, një depo nafte dhe një stacion hekurudhor në portin rus të Detit të Zi të Novorosiskut dhe një rafineri nafte në qytetin port Tuapse gjatë natës, tha një burim i inteligjencës së Kievit për Reuters. Kievi ka shtuar sulmet ndaj objekteve energjetike thellë brenda territorit rus, për cka ata thonë se janë objektiva legjitime ushtarake që mbështesin luftën 27-mujore të Moskës në Ukrainë. Sulmet kanë çuar në rënie të kapacitetit të përpunimit të naftës. Sulmet e së premtes, ishin një operacion i përbashkët i kryer nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe agjencia e inteligjencës ushtarake HUR, shtoi burimi. Ukraina lëshoi dronë mbi një rafineri në Tuapse, e që po riparohej pas një sulmi të mëparshëm. “Pas këtyre shpërthimeve, ata duhet të rifillojnë riparimet”, tha burimi. Zyrtarët rajonalë rusë raportuan një zjarr në rafineri pas sulmit. Më vonë flakët u shuan, thanë ata. Tuapse ka një kapacitet vjetor prej 240,000 fuçish naftë në ditë. Rafineria u godit në janar ndërkohë që ajo nisi gradualisht punën në fund të prillit. Në anën tjetër, burimi tha se sulmet ukrainase shkaktuan shpërthime në portin e Novorosiskut dhe në Gjirin e Sevastopolit, në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Sulmi në termocentralin në Sevastopol shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, tha burimi. Guvernatori lokal Mikhail Razvozhaev tha se stacioni ishte dëmtuar dhe paralajmëroi për "probleme të izoluara". inistria ruse e mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore e saj shkatërroi 102 dronë ukrainas dhe gjashtë dronë detar në Detin e Zi gjatë natës.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50