Të paktën 28 persona janë vrarë nga një sulm me artileri në një ndërtese në qytetin e uzurpuar nga Rusia, Lisiçansk, në lindje të Ukrainës. Ministria ruse për Situata Emergjente tha të dielën në Telegram se një fëmijë është në mesin e 28 trupave të vdekur që u nxorën nga rrënojat e një ndërtese ku ndodhej një furrë buke dhe një restorant. Rreth 10 njerëz të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat