Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev, në orët e para të 14 dhjetorit, tha kryebashkiaku i qytetit. Vitali Klitscho tha se shpërthimet janë regjistruar në qarkun Shevçenkivski dhe shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore janë funksionalizuar. Vetë presidenti Volodimir Zelenski, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin mundur të rrëzonin të gjithë dronët e prodhimit iranian.