Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se Ukraina "nuk mund të presë" dhe shumë për mbrojtjen ajrore. Teksa Kievi po i lutet aleatëve perëndimir që të rrisin dërgesat për të shmangur sulmet me raketa e dronë nga ana e Rusisë, Stoltenberg përsëriti dhe njëherë qëndrimin se çdo vonesë për dërgimin e amrëatimeve do t’i jepete avantazh trupave ruse që të përparonin më shumë. "Vonesat në dërgimin e mbrojtjes ajrore do të lejojnë raketat ruse të godasin më shumë objektiva dhe vonesat në dërgimin e municioneve do t'i lejojnë Rusisë të bëjë presion përgjatë vijës së frontit," tha Stoltenberg.