Ukraina tha se ka rimarrë një pjesë territori në qytetin e Severodonetskut, që është në fokusin e ofensivës ruse për të marrë rajonin lindor të Donbasit dhe mund të vazhdojë të rezistojë për të paktën dy javë ndërsa luftimet vazhduan edhe të shtunën. Sergiy Gaidai, guvernator i provincës së Luhanskut, i tha televizionit shtetëror të premten se trupat ukrainase kishin rimarrë 20 për qind të territorit të humbur në Severodonetsk.