Top News – Ukraina ndëshkon Rusinë / E lë pa naftë, mungesë karburanti dhe rritje çmimesh
02/10/2025 15:23

Ukraina ka rritur ndjeshëm numrin e sulmeve të nisura kundër rafinerive ruse të naftës në muajt e fundit, duke shkaktuar mungesë karburanti dhe rritje çmimesh në disa pjesë të vendit, ka zbuluar BBC. Sulmet me dronë ndaj rafinerive - disa thellë brenda Rusisë - u rritën në gusht dhe mbetën të larta në shtator, tregoi një analizë e raporteve të mediave ruse dhe pamjeve të verifikuara. Rreth 21 nga 38 rafineritë e mëdha të vendit - ku nafta bruto shndërrohet në karburant të përdorshëm si benzina dhe nafta - janë goditur që nga janari, me sulme të suksesshme që janë tashmë 48% më të larta se në të gjithë vitin 2024. Rusët e zakonshëm duket se po e ndiejnë ndikimin e sulmeve, me video të verifikuara që tregojnë radhë të gjata në stacionet e benzinës. Shërbimi i sigurisë së Ukrainës, SBU, nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Por Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se dëmtimi i industrisë së naftës së Rusisë është një mjet kyç për ta detyruar Rusinë të ulet në tryezën e negociatave. "Sanksionet më efektive - ato që funksionojnë më shpejt - janë zjarret në rafineritë e naftës të Rusisë, terminalet e saj, depot e naftës", tha udhëheqësi ukrainas në një fjalim në shtator. "Ne e kemi kufizuar ndjeshëm industrinë e naftës të Rusisë dhe kjo e kufizon ndjeshëm luftën". Analiza e BBC tregon ndërkohë se sulmet e raportuara arritën një nivel rekord në gusht, me 14 rafineri të shënjestruara nga dronë ukrainasë dhe tetë në shtator. Rritja erdhi pas një qetësie të shkurtër që përkoi me një valë diplomacie, gjatë së cilës Presidenti Donald Trump u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje armëpushimi midis Kievit dhe Moskës.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56