Top News/ Ukraina ndëshkon flotën ruse / Konfirmohet-ka fundosur anijen ruse Cyclone
24/05/2024 12:11

Grupi hulumtues Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve (CIT) konfirmoi më 23 maj se një raketë ukrainase e goditi para katër ditëve një anije ruse për bartjen e raketave në portin e Sevastopolit. Anija Cyclone i takonte flotës detare të Rusisë në Detin e Zi, sipas CIT. CIT tha se, pasi i analizoi fotografitë e një anije të fundosur, erdhi në përfundim se anija ishte një Cyclone për bartjen e raketave. Kjo anije i ishte bashkuar flotës ruse gjashtë muaj më parë. Rusia nuk e ka konfirmuar humbjen e anijes dhe nuk ka të dhëna publike për viktima të mundshme në mesin e ekuipazhit të anijes. Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka thënë se anija ruse “sipas të gjitha gjasave” u fundos nga një sulm ukrainas në Sevastopol, në Krimenë e uzurpuar, më 19 maj. Sulmi u krye me gjasë me dronë dhe me raketa ATACMS, sipas Inteligjencës britanike. Anija Cyclone ishte njëra prej katër anijeve ruse të klasës Karakurt. Ajo ishte e pajisur me raketa lundruese, të cilat janë përdorur kundër Ukrainës. Inteligjenca britanike theksoi se, derisa ka pak mundësi ta ndryshojë ndikimin e marinës ruse ndaj operacioneve ukrainase, sulmi “megjithatë thekson rrezikun e vazhdueshëm me të cilin forcat ruse po përballen gjatë veprimtarisë së tyre në Krimea dhe në rajonin e Detit të Zi, si dhe suksesin e vazhdueshëm të Ukrainës kur kryen sulme të koordinuara”. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia i ka humbur 26 anije dhe një nëndetëse prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Moska nuk i komenton humbjet e veta.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05