Ukraina ka marrë në mënyrë të fshehtë raketa me rreze të gjatë veprimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ka përdorur ato tashmë në sulmet ndaj Rusisë. Janë këto deklaratat më të fundit të zyrtarëve amerikanë të cilët shtojnë se këto raketa ishin pjesë e paketës së ndihmës 300 milionë dollarëshe të miratuar nga Biden në mars dhe u përdorën së fundmi në bombardimet e rajonit të pushtuar të Krimesë ndaj objektivave ruse.