SHBA po organizojnë një stërvitje ushtarake në gjermani për oficerët ushtarakë ukrainas, me synimin që t’i ndihmojë ata të mendojnë për vendimet e ardhshme në fushëbetejë. Stërvitja disa ditore po zhvillohet në bazën amerikane të Uisbadenit, në gjermani, e cila u vizitua nga gjenerali amerikan Mark Milley, të enjten.